LAJMI I FUNDIT:

Djali i zëdhënësit të Kremlinit luftoi si mercenarë i Wagnerit në Ukrainë

Djali i zëdhënësit të Kremlinit luftoi si mercenarë i Wagnerit në Ukrainë

Djali i zëdhënësit të Kremlinit shërbeu ishte pjesëtar i grupit famëkeq rus, Wagner, i cili po kryen krime mizore në Ukrainë.

Djali i zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin thotë se ka shërbyer në Ukrainë me një emër të koduar.


Nikolai Peskov është djali i Dmitry Peskov, i cili është i sanksionuar nga komuniteti ndërkombëtar.

Burri 33 vjeçar deklaroi për gazetën ruse, “Komsomolskaya Pravda” se kishte qenë pjesëtar i forcës mercenare ruse, Wagner.

Është një shembull i rrallë i një djali të një zyrtari të lartë rus që lufton në luftë, raporton skynews.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/