LAJMI I FUNDIT:

Ç’do të sjellë Hëna e re në Dash për shenjën tuaj?

Ç’do të sjellë Hëna e re në Dash për shenjën tuaj?

Hëna e re do të sjellë mundësi të reja për përtëritje dhe manifestim

Nëse keni një mungesë apo boshllëk në jetën tuaj, kjo është koha perfekte për ta mbushur atë, përmes një përvoje, personi, apo edhe një sendi/orendie të re.


Tani, le të bëhemi specifikë dhe ta kuptojmë se ç’do të ndodhë saktësisht me shenjën tuaj.

Dashi

Lërini qëllimet tuaja të rrotullohen rreth zhvillimit tuaj personal. Qartësoni vlerat e jetës suaj, çka ka më shumë rëndësi për ju dhe në ç’drejtim doni të rriteni në jetën tuaj. Nëse keni kaluar një trishtim, apo situatë lënduese, do të ripërtëriheni, për të marrë frenat e jetës suaj.

Demi

Për momentin, sfida juaj më e madhe është që të përpiqeni të krijoni një ide të qartë për ndjenjat dhe gjykimet tuaja. Shpesh paragjykoni dhe nëse arrini të ndërgjegjësoheni mbi këtë ves që keni, do t’ia dilni shumë më mirë.

Binjakët

Kur e rrethoni veten me njerëz që janë shumë më të ndryshëm se ju, shumë gjëra interesante mund të ndodhin. Do të njiheni me njerëz që ndajnë interesa të ngjashme, por ndoshta kanë mendime dhe koncepte të tjera nga ju. Bota është e mbushur me diversitet dhe kjo është e bukura.

Gaforrja

Ëndrrat tuaja në karrierë po japin frytet e veta dhe ky është vetëm fillimi. Mund të keni shpenzuar shumë kohë duke punuar, por tani është momenti të shpërbleheni. Manifestoni dëshirat dhe shihni teksa ju realizohen.

Luani

Jeni pothuajse gati për të hyrë në një fazë totalisht të re në jetën tuaj, por ju duhet edhe pakëz kohë, që të përgatiteni për atë që ju pret. Leksionet që do të merrni do të arrini t’i përvetësoni, në mënyrë që të bëheni versioni më i mirë i vetes.

Virgjëresha

Kur shihni që fjalët dhe qëllimet e përbashkëta po mbarojnë, mund ta përfundoni debatin, apo ciklin që po ju mban peng. Gjatë kësaj periudhe, duhet të jeni më të vetëdijshëm për ndryshimet që ndodhin në jetën tuaj, si dhe përqendrohuni më shumë në mendimet tuaja. Ndoshta ato jua shtojnë stresin.

Peshorja

Në marrëdhëniet tuaja është e rëndësishme që të jeni sa më të qartë në synimet tuaja. Nuk ka vend për pavendosmëri në jetën tuaj. Nëse nuk doni që të mundoheni më shumë, atëherë vendosni qëllimin dhe punoni për ta realizuar atë. Kjo periudhë sjell më shumë biseda të drejtpërdrejta me njerëzit që ju rrethojnë.

Akrepi

Disa ekzaminime shëndetësore, detyra të lodhshme dhe shumë kënaqësi shfaqen në horizont. Kjo do të thotë se duhet të kuptoni se keni shumë nevojë dhe dëshirë që të jetoni një jetë më të lirshme, pa shumë kokëçarje dhe impenjime.

Shigjetari

Kjo Hënë e re sjell një mundësi të re për t’u argëtuar! Do të bëni disa gabime, por është e rëndësishme që të praktikoni dashurinë për vete dhe t’i flisni shpirtit, mendjes dhe trupit tuaj me fjalë të ëmbla. Askush nuk i di të gjitha dhe s’është aspak gjë negative, përkundrazi shërben si motivim për të mësuar më shumë në të ardhmen.

Bricjapi

Shqisat tuaja do të vihen më shumë se kurrë në punë gjatë kësaj periudhe. Ka gjasa që të gjeni edhe më shumë mundësi dhe të blini orendi për ta bërë shtëpinë tuaj më komode, që të jeni gjithnjë super rehat, citon Anabel.

Ujori

Edhe nëse keni të drejtë, mënyra se si shpreheni ka shumë të bëjë dhe mund të duket e gabuar për njerëzit që ju rrethojnë dhe nuk janë në gjendje të kuptojnë intelektin apo humorin tuaj. Është përgjegjësi e madhe për ju, por sërish shumë frytdhënëse.

Peshqit

Të dashur Peshq, keni hyrë në një periudhë të vështirë në jetën tuaj, të paktën këtë thonë yjet. Tani është momenti ideal për të bërë një rezyme dhe për të punuar më shumë me vetëvlerësimin tuaj. Ku besoni? Cilat janë parimet dhe vlerat tuaja? Këto do t’ju udhëheqin edhe në rrugët më të errëta. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori