LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë

Çitaku: Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi ka dykuptimësi dhe sipas saj është vështirë të ecet përpara në rrugëtimin Evropian pa zotime të qarta nga pesëshja mosnjohëse.

Çitaku ka thënë se është shumë e vështirë të parashikohet se si do të shkojë procesi i dialogut në të ardhmen.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës (PDK) kemi shpresuar që kryeministri Kurti do të jetë i angazhuar edhe në një proces tjetër paralel të negocimit me aleatët tanë, ndërlidhur me të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.


Ajo thotë se kështu është vepruar me aleatët edhe gjatë proceseve të kaluara të negocimit.

Nënkryetarja e PDK-së ka thënë se së paku në aneks të marrëveshjes me Serbinë nuk ka ndonjë zotim konkret për të ardhmen evropiane.

Kritikat e PDK-së ndaj propozimit të BE-së, Çitaku: Rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti
Lexo po ashtu Kritikat e PDK-së ndaj propozimit të BE-së, Çitaku: Rezultat i qasjes së papërgjegjshme dhe aventureske të kryeministrit Kurti

“Ne duam të dimë nga kryeministri a ka pasur ndonjë negocim paralel për të ardhmen tonë evropiane, posaçërisht për të siguruar njohjen e pesë vendeve evropiane”.

“Pa njohjen e pesë vendeve të BE-së, ne mund të fillojmë ndonjë proces por ai nuk do të përfundojë asnjëherë. Kurti duhet të insistojë te aleatët, shpresoj ta ketë bërë deri më tani por nuk janë parë shenja, që të na njohin pesë vendet e Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në OKB varet edhe nga Rusia e Kina, por njohja nga pesëshja e BE-së duhet të jetë një zotim që Bashkimi Evropian duhet të marrë”.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku gjatë intervistës në “Përballje” / Foto: Ridvan Slivova

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA thotë se po të kishte njohje reciproke në marrëveshje, njohja e pesëshesh do të ishte më e lehtë.

“Por kjo është vetëm një marrëveshje e përkohshme. Edhe vet z.Borrell e tha që kjo është një status quo e re”.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se pa njohje në bllok nuk mund të ketë ecje përpara të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori