LAJMI I FUNDIT:

Rritet importi në Kosovë – këto janë vendet nga ku u furnizua

Rritet importi në Kosovë –  këto janë vendet nga ku u furnizua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikoi këtë të enjte të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.2%) në muajin nëntor 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milion eurosh krahasuar me deficitin prej 361.1 milion eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.6%.


Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2022 kishte vlerën 73.9 milion euro, ndërsa importi 475,4 milion euro, që është një rritje prej 4.6% për eksport dhe 10.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet minerale; 4.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 18.4% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25.5 milion euro, ose rreth 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11.9%), Italia (5.7%), Holanda (4.0%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204.8 milion euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.8%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.5%), Italia (7.5%), Greqia (4.3%), Sllovenia (3.5%), etj.

Në muajin nëntor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26.2 milion euro, ose 35.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12.7%), Shqipëria (10.6%), Serbia (6.5) dhe Mali i Zi (4.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2022, arritën në 86.4 milion euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.6%), Maqedonia e Veriut (5.0%) dhe Shqipëria (4.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.1 milion euro, ose 30.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.5%), dhe Zvicra (9.8%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera të botës arritën në 184.0 milion euro, ose 38.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (19.3%) dhe Kina (8.7%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori