LAJMI I FUNDIT:

Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

Tonin Vocaj emërohet drejtori i Policisë së Tiranës

Mesditën e së premtes, Tonin Vocaj është emëruar Drejtori i Policisë së Tiranës. Ndërsa Lorenc Panganika është vendosur drejtori i Policisë së Fierit.

Alet Shatro është emëruar zëvendës drejtori i Hetimit të Krimeve në Tiranë.

Këto vendime u morën gjatë mbledhjes së zhvilloi sot kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku me shefat e sektorëve dhe komisariateve në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës.


Tonin Vocaj mbante më parë postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.

Ndërsa Panganika drejtoi Policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe. /Telegrafi/