Nga: Isobel Lewis / The Independent
Përktheu: Granit Zela
Më 4 dhjetor 2022, autorja e librave të fantazisë, Chelsea Banning, shkroi në Twitter e zhgënjyer pasi vetëm dy persona u paraqitën për autograf për romanin e saj debutues, “Kuroat dhe legjendat”.
Margaret Atwood, Neil Gaiman dhe Jodi Picoult kanë treguar historitë e tyre zhgënjyese të nënshkrimeve të librave, në përgjigje të një postimi viral në Twitter.
“Vetëm dy persona erdhën tek unë si autore për të nënshkruar librin dje, kështu që u mërzita shumë”, shkroi Banning në Twitter. “Veçanërisht pasi 37 persona iu përgjigjën në rrjetet sociale me ‘Do të shkojmë’ në këtë ky takim. Jam pak e mërzitur, dhe sinqerisht edhe pak në siklet”.
Shënimi i saj në Twitter u pikas Jodi Picoult, e cila tregoi përvojën e saj.
“Jam ulur shumë herë e vetmuar në një tavolinë për të nënshkruar libra, vetëm që dikush të afrohet … dhe të më pyesë se ku është banja”, komentoi autorja Jodi Picoult.
“S’mund të shtiremi dhe të paraqesim një tablo rozë”, shprehu keqardhjen pridërore Robert Downey Sr, producent amerikan filmash kundër tabuve.
“Mirë se erdhe në klub”, shkroi autorja e “Rrëfenja e shërbëtores”, Atwood. “Kam pasur një takim për nënshkrime librash në të cilin nuk erdhi askush, përveç një djali që donte të blinte një zamkë dhe mendonte se mund ta ndihmoja”.
Gaiman iu përgjigj postimit të Banningut në Twitter: “Unë dhe Terry Pratchett kishim një takim për nënshkrime librash në Manhattan, por nuk erdhi njeri. Pra, për më tepër ne ishim dy”.
David Nicholls tha se ai kishte “shumë përvoja të ngjashme si kjo”, duke shtuar: “Në një rast, pjesëtarët e stafit të librarisë, me dashamirësi u shtirën si klientë që të mos ndihesha shumë keq, nuk e harroj”.
Jonathan Coe komentoi: “Një herë isha i ftuar në një festival të shkrimtarëve të librave me detektiv. Colin Dexter ishte me mua në këtë takim. Vetëm një person erdhi tek unë. Biseduam për pak dhe i thashë sa i lumtur isha që kishte ardhur. Ai tha: ‘Në fakt unë jam Ian Rankin dhe duhej të të prezantoja’”.
“Na ka ndodhur të gjithëve”, tha Malorie Blackman. “Një herë bëra një bisedë në një bibliotekë dhe erdhën pesë veta, duke përfshirë një mama që nxori dy fëmijët e saj të mitur para meje dhe më pas “u tërhoq” në mënyrë strategjike për të qenë me e qetë për pak kohë.
Autorja Min Jin Lee, shkroi: “Kam qenë në një takim leximi ku u shfaq vetëm kushëriri i tim shoqi. Një person. Nuk do ta harroj kurrë atë lexim”.
“Nënshkrova libra në librari në Berkeley, libri i dytë, mendoj”, shkroi Christopher Moore. “Askush nuk erdhi. Asnjë. Pronari mbylli dyert dhe unë u ula në dysheme dhe i lexova një fragment pronarit, punonjësit të tij dhe të birit që ishte treguar aq i sjellshëm për sa të sjellë aty (ia kishte kërkuar një shoku im).
Cheryl Strayed iu përgjigj: “Më vjen keq që të ka ndodhur ty, Chelsea. E di sa keq ndihesh, se më ka ndodhur edhe mua. Pothuajse çdo autor që njoh e ka pasur këtë përvojë në një moment të karrierës. Nuk është reflektim i cilësisë së asaj që ke shkruar!”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Skënderbeut!?
Kompozitori i parë i muzikës së kultivuar shqiptare
Po ndodh eksodi nga “X”-i drejt “Bluesky”-t: Ka përfunduar epoka e platformave masive të mediave sociale!
Zbulohet dorëshkrimi i rrallë mbi astronominë i Gjon Gazulit
David Gilmour dhe Polly Samson për vdekjen, drogën, jetën martesore dhe grupin Pink Floyd
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit