LAJMI I FUNDIT:

Derbi i kryeqytetit italian luhet të dielën, por Mourinho dhe Sarri vendosin të mos dalin në konferencë për shtyp

Derbi i kryeqytetit italian luhet të dielën, por Mourinho dhe Sarri vendosin të mos dalin në konferencë për shtyp

Roma do të pres Lazion në derbin e parë të kryeqytetit për sezonin 2022/23.

Dueli mes dy skuadrave të kryeqytetit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00 në Olimpico dhe dy skuadrat vijnë nga një moment i mirë, pasi ndodhen në pjesën e epërme të tabelës.


Por përderisa Roma vije pas një fitore në kampionat 1-3 në udhëtim te Verona dhe një fitore 3-1 ndaj Ludogorets në Ligën e Evropës, Lazio ka dy humbje radhazi.

Biancocelestët kanë pësuar 1-3 nga Salernitana në kampionat, derisa në mesjavë u mposhtën 1-0 nga Feyenoord duke u eliminuar nga Liga e Evropës dhe duke rënë në Ligën e Konferencës.

Roma ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 25 pikë, derisa Lazio është një vend më poshtë me një pikë më pak.

Një javë më parë ka nisur derbi me thumbime nga deklarata të ndryshme nga të dyja kampet dhe të dielën pritet të jetë një ndeshje shumë e zjarrtë.

Por një gjë e pazakontë ka ndodhur, pasi si Jose Mourinho ashtu edhe Maurizio Sarri nuk do të dalin në konferencë për shtyp para ndeshjes që ndodh zakonisht nga gjithë trajnerët.

Nëse zgjedhja e Mourinhos ishte e parashikueshme, duke qenë se trajneri portugez zakonisht nuk flet në konferencë dy herë në të njëjtën javë, vendimi i Sarrit për mediat italiane është i pazakontë.

Sarri dhe Mourinho janë përballur dy herë edicionin e kaluar, ku Lazio fitoi 3-2 ndeshjen si vendas, derisa Roma 3-0 në ndeshjen tjetër. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori