Mbi 1,600 asete nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit pritet të barten në Fondin Sovran.
Zëvendëskryesuesja e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Syzana Dautaj-Surdulli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kjo agjenci ka bërë kategorizimin e 1.654 pronave që do të barten në Fondin Sovran, i cili ende nuk është themeluar deri më tash.
“Agjencia ka bërë kategorizimin e aseteve sipas potencialit zhvillimor ekonomik dhe nga lista prej 2,365 asete të cilat janë nën administrim të AKP-së ka identifikuar 1,654 asete potenciale për bartjen në Fondin Sovran. Pjesa tjetër e aseteve do të trajtohet sipas ligjit me qëllim të tjetërsimit sa më të shpejt dhe përmbylljes së tyre brenda kornizave përmbyllëse të strategjisë të cilën e kemi aprovuar në dhjetor 2021”, theksoi Dautaj-Surdulli.
Grupit Punues për hartimin e draftit përfundimtar të koncept-dokumentit për themelimin e Fondit Sovran, i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës dokumentin pas komenteve që kanë pranuar prej daljes në publik.
Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.
Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet. Ndërmarrjet nën menaxhimin e saj do t’i kalojnë në pronësi Fondit Sovran.
Zëvendësdrejtori i AKP-së, Avni Jashari, gjatë raportimit në këtë Komision për raportin vjetor 2021, tha se deri më tani nuk është shitur asnjë pronë e Kosovës jashtë vendit, përkatësisht në gjashtë ish-Republikat e Jugosllavisë.
“Trajtimi i aseteve jashtë Kosovës ka specifikat e veta për shkak se janë të shpërndara në gjashtë ish-Republikat përbërëse të ish-federatës jugosllave. Edhe Ligji i AKP-së e parasheh trajtimin e këtyre aseteve në kuadër të kufizimeve të fushëveprimit për administrimin e këtyre aseteve. AKP-ja nuk ka shitur asnjë prej këtyre aseteve jashtë Kosovës”, theksoi Jashari.
Pas interesimit të deputetëve për paditë e AKP-së në Arbitrazh, zëvendës drejtori Jashari tha se kjo agjenci e ka humbur rastin ndaj kompanisë Sharrcem në Arbitrazh.
Për shitjen lirë të tokave bujqësore, drejtues të kësaj agjencie kanë thënë se çmimi mesatar për një ari tokë ka qenë 52 euro.
Në këtë raportim u bë e ditur se sa i përket pagave të anëtarëve të Bordit të AKP-së, ato janë zbritur nga mbi 3 mijë euro në rreth 2 mijë euro ose rreth 30 për qind.
Si sukses i punës së Bordit të ri të AKP-së u tha të jetë marrja e kontrollit të kompleksit turistik të Brezovicës. Ky Bord i emëruar tetë muaj më parë nuk ka shitur asnjë pronë.
Me shumicë votash, Komisioni ka votuar Raportin Vjetor 2021 të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'