LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët
(Foto: FotMob)

Carlo Ancelotti është rikthyer në Milano, ku me Real Madridin e tij do të luajë kundër Interit në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampinëve.

Strategu italian ka drejtuar klube, si Parma, Juventus, Milan e Napoli, në Serie A, ndërsa në të kaluarën kishte deklaruar se asnjëherë nuk do të bëhej trajner i Nerazzurrëve.

62-vjeçari është përballur vetëm dy herë me trajnerin e tanishëm të Interit, Simone Inzaghi, ndërsa i ka fituar të dyja ndeshjet.


Italiani ka luajtur 32 herë kundër zikaltërve gjatë karrierës së tij si trajner duke fituar 16 herë, pesë ndeshje i ka barazuar, kurse 11 të tjera i ka humbur.

(Foto: Daily Mail)

Përkundër statistikës së përgjithshme të mirë, në pesë takimet e fundit ka fituar vetëm një herë.

Interi ka luajtur ndaj ekipeve të Ancelottit gjashtë herë në Ligën e Kampionëve dhe ka humbur vetëm dy herë – dy ndeshjet çerekfinale ndaj rivalit lokal, Milan, në sezonin 2004/2005.


Më poshtë janë statistikat e Ancelottit kundër Interit:

Totali
Ndeshje: 32
Fitore: 16
Barazime: 5
Humbje: 11

Liga e Kampionëve
Ndeshje: 6
Fitore: 2
Barazime: 2
Humbje: 2

Me Parman
Ndeshje: 4
Fitore: 2
Barazime: 0
Humbje: 2

Me Juventusin
Ndeshje: 5
Fitore: 3
Barazime: 2
Humbje: 0

Me Milanin
Ndeshje: 19
Fitore: 10
Barazime: 3
Humbje: 6

Me Chelsean
Ndeshje: 2
Fitore: 0
Barazime: 0
Humbje: 2

Me Napolin
Ndeshje: 2
Fitore: 1
Barazime: 0
Humbje: 1


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Është kapiten i Holandës, por Van Dijk nuk flet me dy yje të kombëtares

Përfaqësueset

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

I pandalshëm Muriqi – dënon sërish Qipron me një gol të bukur

Përfaqësuesja e Kosovës
Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

Konfirmohet se ylli i Barcelonës mungon për 12 muaj

La Liga
Kalo në kategori