LAJMI I FUNDIT:

Interi po e monitoron situatën e danezit Mikkel Damsgaard

Interi po e monitoron situatën e danezit Mikkel Damsgaard

Mikkel Damsgard është bërë njëri nga futbollistët më të famshëm në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Talenti i madh danez pati paraqitje jashtëzakonisht të mira me Danimarkën në ndeshjet e zhvilluara në Euro 2020.

Por përkundër interesimit të madh nga skuadra të ndryshme, ai qëndroi te Sampdoria, pasi klubi italian nuk dëshiroi ta lë të lirë.


Megjithatë Damsgaard nuk pritet të qëndroj edhe gjatë në klubin bardhekaltër, pasi shumë skuadra të mëdha vazhdojnë të përcjellin situatën e tij.

Kampioni në fuqi i Italisë, Inter është njëra nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e danezit.

Mediat në Itali kanë raportuar se Neroazzurët do ta ndjekin nga afër lojtarin në sfidën e kësaj fundjave mes Sampdorias dhe Interit.

21-vjeçari ka një kontratë me Sampdorian deri në verën e vitit 2024, derisa klubi nga Genoa kërkon rreth 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Përveç Interit në garë për lojtarin janë edhe skuadra si Barcelona, Milan, Liverpool, Tottenham Hotspur, Bayer Leverkusen dhe Leeds United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm

Serie A
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi

Ndërkombëtare
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Premier League
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar

Serie A
Kalo në kategori