LAJMI I FUNDIT:

Tomë Gashi konfirmon se është zhdukur Adonis Gashi, ai kishte qëndruar në të njëjtën qeli me Astrit Deharin

Tomë Gashi konfirmon se është zhdukur Adonis Gashi, ai kishte qëndruar në të njëjtën qeli me Astrit Deharin

Është zhdukur Adonis Gashi, ai kishte ndarë të njëjtën qeli me Astrit Deharin në burgun e Prizrenit. Gashi nuk është paraqitur në stacionin policor në Prizren për të dhënë dëshminë e tij lidhur me vdekjen e Deharit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati mbrojtës i familjes Dehari, Tomë Gashi.


“Për Adonis Gashin është lëshuar një fletë-arrest nga Policia e Kosovës, ai është në ikje, ai do të duhej të intervistohej tani kur po intervistohen policët e gardianët”, tha Gashi.

Avokati theksoi se për zhdukjen e tij është informuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet për rastin Dehari janë duke vazhduar pasi që Instituti zviceran në raportin përfundimtar nuk ka përjashtuar mundësinë që Astrit Dehari të jetë vrarë.

Hetimet kanë rinisur gjatë muajit dhjetor të vitit 2019, në mesin e të intervistuarve është edhe ish- komandanti regjional i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, të tjerët janë gardianë të qendrës së paraburgimit në Prizren si dhe stafi mjekësor.

Deri më tani nga Prokuroria Speciale janë intervistuar 14 dëshmitarë, ndërsa edhe tre tjerë pritet të intervistohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori