Edhe pse Policia e Kosovës ka marrë vendim për të gjobitur qytetarët të cilët parkojnë veturat e tyre në trotuare, një paralajmërim i tillë duket se nuk ka ndikuar tek shoferët.
Kjo pasi që, së paku sipas një videoje të dërguar nga qytetarët në adresë të Telegrafi.com, shihen fëmijët teksa janë të detyruar që të kalojnë në rrugë për shkak të parkimit të veturave në trotuare.
Në lidhje me këtë, zëdhënësja për informim në Policinë e Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin ka treguar se deri më tash janë shqiptuar 401 gjoba, kryesisht në qendër të qytetit.
Ajo tha se plani operativ është duke vazhduar.
“Implementimi i planit operativ, i paraparë për lirimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara, ka filluar nga data 10 qershor. Që nga fillimi i implementimit deri tani janë shqiptuar 401 gjoba për parkime ilegale, kryesisht në qendër të qytetit. Plani operativ është duke vazhduar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti po ashtu apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat, sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
“Duke ju rikujtuar se qëllimi ynë nuk është ndëshkimi, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me përpikëri normat dhe rregullat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, theksoi ajo.
Ndryshe, sipas një njoftimi të Policisë, njësitet policore të stacioneve të Prishtinës, në vazhdën e intensifikimit të punës, mbi forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në komunikacion , me synim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe menaxhimin sa më profesional të trafikut në kryeqytet, kanë ndërmarrë një sërë masash operative.
“Masa të shumta ndëshkuese (gjoba dhe konfiskime), janë ndërmarrë si në drejtim të përballimit të fluksit të lëvizjes së mjeteve, ashtu edhe ne përballimin e lëvizjes së këmbësorëve, në qytet ashtu edhe jashtë tij. Mirëpo duke e parë se ka një numër të konsiderueshëm të kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut për ndalim parkimi, si dhe bazuar në ankesat e qytetarëve për bllokimin e trotuareve në qytet, njësitet policore të stacioneve të Prishtinë, që nga data 10/06/2019, do të fillojnë implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet e ndaluara. Plani do të ketë shtrirje në të gjithë hapësirën rrugore të kryeqytetit dhe toleranca për kundërvajtësit do të jetë zero”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'