Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka kujtuar 37 vjetorin e rënies së tre dëshmorëve të kombit, vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe bashkëveprimtarit të tyre, Kadri Zeka.
Në një postim të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, Kurti ka thënë se vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe e Kadri Zekës ndodhi në një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës e të organizimit çlirimtar të shqiptarëve.
Ai po ashtu theksoi se shtëpinë e përbashkët do të duhet ta ngrinin ku ka jehuar zëri i Jusuf Gërvallës e i prijësve të tjerë, për një Kosovë pa korrupsion e hajni masive qeveritare.
“Sot është 37 vjetori i rënies së tre dëshmorëve të kombit, vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe bashkëveprimtarit të tyre, Kadri Zekës, të cilët u vranë në një atentat të organizuar nga shërbimet sekrete jugosllave më 17 janar të vitit 1982, në Untergruppenbach, në Stuttgart, të Gjermanisë. Vetë Jusuf Gërvalla, i gjetur ende i gjallë nga autoritetet gjermane, tregoi se pritën ua kish ngritur UDB-ja.
Edhe pse për luftën flitet shumë, pak e dinë se para tre luftërave të fundit të zhvilluara në Kosovë, Maqedoni e Luginë, ka qenë edhe një luftë tjetër. Vetëm gjatë viteve të ’80-ta janë më shumë se 200 dëshmorë, shqiptarë të angazhuar në organizatat çlirimtare të Kosovës e të trojeve të tjera në ish Jugosllavi. Në atë dekadë, mbi 80% e të burgosurve politikë në krejt ish Jugosllavinë ishin shqiptarë!
Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe e Kadri Zekës ndodhi në një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës e të organizimit çlirimtar të shqiptarëve. UDB-ja i eliminoi këta tre veprimtarë të shquar, pikërisht në kohën kur Jusufi e Kadriu me shokë po punonin që të bashkoheshin organizatat ilegale të kohës. Bashkimi i organizatave ndodhi megjithatë pas vrasjes së tyre, dhe ky ishte një hap i rëndësishëm, pa të cilin do të ishte i pamundur organizimi për luftë çlirimtare në vitet ’90 e i cili kulmoi me UÇK-në.
Liria e Kosovës ka qenë ëndrra e përjetshme dhe puna e përditshme e këtyre veprimtarëve. Sot, kur shohim rininë tonë të zhgënjyer nga liria, nuk mund të mos mendojmë se shumëçka është bërë gabim, sepse nuk janë respektuar ëndrrat e dëshmorëve, por urdhrat e tiranëve.
Poezinë e tij “Do të kthehem nënë” Jusuf Gërvalla e mbyll me vargjet “N’atë vatër ku së pari zëri im jehoi / Andej nipat le të ngrenë shtëpinë”. Ky amanet i Jusuf Gërvallës, i cili e ka ditur se në rrugën të cilën po ndiqte do të ishte shumë e vështirë të kthehej i gjallë tek nëna e mëmëdheu, do të duhej të na ndriçonte të gjithëve ne sot. Shtëpinë tonë të përbashkët do të duhet ta ngrinim andej ku ka jehuar zëri i Jusuf Gërvallës e i prijësve e dëshmorëve të tjerë. Jo në kuptimin gjeografik, por në kuptimin e rrugës që duhet ndjekur, për një Kosovë me drejtësi për popullin e saj, për një Kosovë që i zhvillon burimet e veta natyrore e potencialin e vet produktiv, për një Kosovë pa korrupsion e hajni masive qeveritare, për një Kosovë ku udhëheqin qytetarët e saj, demokratikisht, e jo ku përzihen në gjithçka shërbimet sekrete e vetë UDB-ja edhe pas çlirimit. Ideali i dëshmorëve për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës është rruga, e kush ka menduar që ka rrugë tjetër, ka gabuar rëndë. Lavdi e përjetshme për Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën”, ka shkruar, Albin Kurti në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles