Fantazitë mbi komunikimin me kafshët ekzistojnë kaherë, mirëpo më e hershme është kur ‘Doctor Dolittle’ para 50 vjetësh për herë të parë u shfaq në Hollywood.
Ekspertët tani besojnë që përfundimisht do të mund të bëhet realitet, transmeton Telegrafi.
Kjo do të mund të arrihet me ndihmën e inteligjencës artificiale, e cila do të krijojë sisteme për përkthim.
Ato sisteme do të kuptonin se çfarë “flasin” kafshët dhe çfarë mendojnë për ne.
Sistemi i ka analizuar 70 gjuhë njerëzore për të përcaktuar modelin sipas të cilit kompjuteri do të mundë të përkthejë atë për të cilën flitet, por që të mos njohë gjuhën të cilën e interpreton.
Aza Raskin, kreator i opsioneve dhe i softuerit, i cili përdoret në gjithë botën, dhe Britt Selvitelle, njëri ndër themeluesit e Twitterit, tani po përpiqen që një model të tillë ta aplikojnë në interpretimin e gjuhës së kafshëve.
Ndër të parët që do t’i “nënshtrohen” modelit të tillë do të jenë balenat, majmunët dhe elefantët.
Sistemit do t’i nevojiteshin më shumë se 50.000 orë audio-shënime të komunikimit të cilat zhvillohen ndërmjet balenave me gunga, si edhe shënime të zërave nga njëri prej vendtakimeve të elefantëve në Kongo.
Kështu sistemi do të mund të krahasojë komunikimin midis kafshëve me komunikimin ndër njerëzit, si edhe me gjuhën e njerëzve, me çka do t’i afrohet komunikimit ndërmjet kafshëve me komunikimin midis njerëzve, si edhe me gjuhën e njerëzve, me çka do t’i afrohej versionit modern Al Rosetta Stone, i cili do të duhej të dekodonte se çfarë “flasin” kafshët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë