LAJMI I FUNDIT:

Debutim me gol i Rrahmani me Dinamon e Zagrebit (Video)

Debutim me gol i Rrahmani me Dinamon e Zagrebit (Video)

Qendërmbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i kthyer gjatë kësaj vere në skuadër, realizoi gol prej ndeshjes së parë me gjigantët kroatë.

Dinamo fitoi 4-0 miqësoren e luajtur përballë FC Muras në Slloveni, aty ku skuadra nga Zagrebi po zhvillon fazën përgatitore. Rrahmani u aktivizua në minutën e 17-të të sfidës, ndërsa në të 66-ën shënoi rrjetën që vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Fernandes pas vetëm shtatë minutave lojë zhbllokoi shifrat për kroatët. Në të 18-ën Hodžić realizoi golin e dytë, ndërsa rezultati u trefishua pas autogolit të Puckos. Edhe pse ishte rrjeta e fundit, në një ndeshje që u mbyll virtualisht pas vetëm 22 minutave lojë, ky gol ka mjaft vlera për Rrahmanin.


Në këtë mënyrë, 23-vjeçari tregoi se mund të luajë një rol të rëndësishëm te Dinamo e Zagrebit gjatë edicionit të ri.

Skuadra më e madhe kroate e bleu mbrojtësin gjatë verës së kaluar për 1,6 milionë euro nga RNK Split, për ta huazuar më pas te klubi i saj satelit, Lokomotiva e Zagrebit.

Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm gjatë sezonit të kaluar, ku luajti 28 ndeshje me Lokomotivën, duke shënuar edhe një gol.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse, ku është përfshirë në disa raste në formacionin më të mirë të javës, i bindën drejtuesit e Dinamos ta rikthejnë mbrojtësin në ekip.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Agim Ademi thyen heshtjen për përjashtimin e tre futbollistëve: Ishte trajneri që vendosi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori