LAJMI I FUNDIT:

Edhe Taylor Swift ngre zërin në përkrahje të grave

Edhe Taylor Swift ngre zërin në përkrahje të grave

Zërat e të famshmëve u dëgjuan në ‘Marshin e Grave 2017’, kurse edhe shumë të tjera dhanë përkrahje e tyre.

E fundit ka qenë edhe ylli i muzikës, Taylor Swift, që ka shprehur dashurinë e saj për gratë marshuese.

27-vjeçarja ka shprehur në Twitter, ndjenjën e krenarisë e të qenit grua, transmeton Klan Kosova.


“Shumë dashuri, krenari dhe respekt për ato gra që morën pjesë ne marsh. Jam krenare që jam grua sot, ashtu si çdo ditë tjetër”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet saktë nëse edhe vet këngëtarja ka qenë pjesë e ndonjërit prej marsheve të organizuara.