LAJMI I FUNDIT:

Jugohromi do t’i vendos filtrat në muajin tetor?

Jugohromi do t’i vendos filtrat në muajin tetor?

Jugohromi pret gati një muaj e gjysëm lejen për vendosjen e sistemi të filtrave, transmeton Telegrafi.

Pas 2 muaj ndërprerje, Jugohromit filloi me punë sërisht, por përsëri pa filtra, gjë që kjo ishte arsyeja më madhe e mbylljes së saj.


Siç duket ky avaz i ajri të ndotur në Tetovë dhe rrethinë do të vazhdoj deri në muajin tetor të vitit ku priten eedhe të sistematizohen filtrat.

Nga ministria e ”Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor” thuhet që ende nuk kanë të dhëna konkrete dhe vërtetë ndërprerja e funksionimit të fabrikës ka ulur ndotjen e ajrit ku priten rezultatet nga laboratoria e analizës kimike.

”Do të informohemi saktësisht nga raporetet që do të vijnë nga laboratoria e analizës kimike ku do të kemi mundësi që t’a dijmë sesa është përqindja e ndotjes së ajrit në qytetin e Tetovës dhe rrethinës së saj, gjatë ndërprerjses së punës së Jugohormit. Më pastaj nga rezultatet do të mund t’i dijmë burimet e ndotjes, në mënyrë të veçantë sa përqind e ndotjes është ndotës Jugohromi, sa trafiku apo komunikacioni dhe sa ngrohja klimatike”, thuhet nga ministria.

Ndërsa nga Jugohormi thonë ”Deri në muajin tetor të këtij viti definitivisht do të vendosen filtrat në reprartin e dytë, ku edhe është fura kryesore e fabrikës, gjthashtu do të bëhen analizat dhe do të sistematizohet edhe reparti i tretë. Kurse në repartin e parë janë furrat me kapacitet më të ulët dhe ka mundësi që mos të futen në funksion derisa nuk kanë mbaruar investimet”, thuhet nga Jugohromi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori