LAJMI I FUNDIT:

2 Ton publikon këngën e re “Kohën”

2 Ton publikon këngën e re “Kohën”
Foto: YouTube

Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Kohën” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.


Buja Beats është producent i kësaj kënge, vijën melodike të së cilës e ka realizuar vet 2 Ton, i cili ka shkruar gjithashtu edhe një pjesë të teketit, në bashkëpunim me Reyn.

Foto: 2 Ton/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Prizreni, XL Films.

2 Ton përndryshe vjon të jetë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku. /Telegrafi/