Yll Limani dhe Rina Balaj kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Pa Ty”.

Dy artistët e njohur kanë bashkuar forcat në një këngë që sjell një kombinim të stilit të tyre unik.


“Pa Ty” është publikuar e shoqëruar me një videoklip, i cili plotëson atmosferën e këngës me pamje moderne dhe një estetikë të kuruar.

Foto: YouTube

Projekti vjen në frymën artistike që karakterizon si Yll Limanin, ashtu edhe Rinën.

Teksti i këngës është shkruar nga Tonic & Denk në bashkëpunim me Yll Limanin.

Foto: YouTube

Për anën muzikore të projektit janë kujdesur Fatjon Miftari dhe Leon Hajdari, të cilët kanë realizuar 'beat'-in.

Që në momentin e lansimit, kjo këngë ka zgjuar interesim të madh në mesin e fansave të dy artistëve.

- YouTube www.youtube.com

Bashkëpunimi i shumëpritur është pritur pozitivisht në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e shumta. /Telegrafi/