LAJMI I FUNDIT:

“Zgjoi” shfaqet edhe në New York, në premierë ishte edhe kongresmeni Eliot Engel

“Zgjoi” shfaqet edhe në New York, në premierë ishte edhe kongresmeni Eliot Engel
Foto: Yllka Gashi/Instagram

Filmi kosovar “Zgjoi” është dhënë premierë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, e cila është protagoniste kryesore në film, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook disa fotografi, nga premiera e dhënë në New York.


Në mbishkrimin e fotografive, ajo ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa ka bërë të ditur se pjesë e audiencës ishte edhe miku i madh i shqiptarëve, kongresmeni amerikan Eliot Engel.

“Mbrëmë “Zgjoi” filloi rrugëtimin e tij në New York! Faleminderit shumë të gjithë atyre që na nderuan me ardhjen e tyre. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve i cili na nderoi e komplimentoi për punën tonë!”, shkroi aktorja Gashi në Instagram.

“Zgjoi” përndryshe deri më tani ka fituar mbi 14 çmime ndërkombëtare dhe vendore dhe është një prej filmave shqiptarë më premtues të viteve të fundit.

'The New York Times' shkruan për historinë e filmit "Zgjoi": Pas luftës, një e mbijetuar gjen veten e saj
Lexo po ashtu 'The New York Times' shkruan për historinë e filmit "Zgjoi": Pas luftës, një e mbijetuar gjen veten e saj

Ky film i regjisores Blerta Basholli është edhe propozimi i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022” – event i cili do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/