LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dhjetë klauzolat më të mëdha në botën e futbollit, të gjitha janë ‘skandaloze’

Zbulohen dhjetë klauzolat më të mëdha në botën e futbollit, të gjitha janë ‘skandaloze’

Afati i fundit kalimtar i transferimeve të verës do të mbahet mend për një numër transferimesh tepër tërheqëse, me kthimin e paharrueshëm të Cristiano Ronaldos në Old Trafford dhe kalimin e Lionel Messit në Paris Saint Germain, duke qenë padyshim dy kalimet më të bujshme.

Dy më të mirët e ditëve të sotme në futboll do të kishin urdhëruar pagimin e çmimeve astronomike për t’i transferuar ata nga klubet e tyre përkatëse jo shumë kohë më parë, por Messi u largua pa para nga Barcelona, ndërsa Ronaldo u kthye në Manchester United për një tarifë fillestare prej vetëm 15 milionë eurosh.


Ky trend i bujshëm do të vazhdojë, me PSG-në që refuzon ofertat prej 160 milionë euro dhe 180 milionë euro nga Real Madridi për Kylian Mbappe, gjë që do të lejojë që francezi të largohet falas nga klubi në fund të kontratës së tij verën e ardhshme.

E gjithë kjo nxjerr në pah nevojën që klubet të lidhin yjet e tyre me klauzola të mëdha lirimi, në mënyrë që të paralajmërojnë blerësit e mundshëm.

Mediumi Goal.com përpiloi një listë interesante të lojtarëve me 10 klauzolat më të mëdha në futboll që përfshin disa shuma të jashtëzakonshme parash.

Karim Benzema ai që sundon në krye të listës me një prej 1 miliardë eurosh, ndërsa pasohet nga bashkëlojtari i tij i ardhur këtë verë te Reali, David Alaba me klauzolë lirimi prej 850 milionë eurosh.

Në listë gjenden edhe emra tjerë të njohur si Antoine Griezmann, Luka Modric dhe Brahim Diaz.

Më poshtë keni dhjetëshen me klauzolat më të larta:

1.Karim Benzema – 1 miliard euro

2.David Alaba – 850 milionë euro

3.Antoine Griezmann – 800 milionë euro

4.Federico Valverde – 750 milionë euro

5.Luka Modric – 750 milionë euro

6.Brahim Diaz – 750 milionë euro

7.Marco Asensio – 700 milionë euro

8.Vinicius Junior – 700 milionë euro

9.Isco Alarcon – 700 milionë euro

10.Gareth Bale – 500 milionë euro

10.Gerard Pique – 500 milionë euro

10.Sergio Roberto – 500 milionë euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori