LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë  – Abramovich renditet i pesti

Zbulohen 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë  – Abramovich renditet i pesti

Pronari i Manchester Cityt, Sheik Mansour, është emëruar pronari më i pasur i një klubi të futbollit në botë, përpara emrave si Andrea Agnelli i Juventusit, Roman Abramovich i Chelseat dhe Stan Kroenke i Arsenalit.

Miliarderi 50-vjeçari i Abu Dhabi United Group përfundoi blerjen sensacionale prej 210 milionë funtesh të kampionëve aktual të Ligës Premier, në vitin 2008.


Pas blerjes, Mansour ka siguruar Cityn me një sasi të mëdha fondesh duke investuar shumë dhe duke u ka siguruar atyre një vend si njëra nga ekipet në të fuqishme të Ligës Premier.

Nga ajo kohë, City ka kapur pesë tituj të Ligës Premier, gjashtë Carabao Cup dhe dy FA Cup nën pronësinë e Mansour.

Mediumi i njohur Daily Star tani ka zbuluar se Mansour ka dalë në krye të listës për pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë falë një pasurie marramendëse prej 20 miliardë dollarësh në emrin e tij.

Pas Mansour, në vendin e dytë renditet pronari i RB Leipzig, Dietrich Mateschitz, i cili ka nën emrin e tij pasuri prej 19 miliardë dollarësh.

Kryetari i Juventusit, Agnelli dhe pronari i Hoffenheim, Dietmar Hopp, dolën përkatësisht të tretët dhe të katërtit me 14 miliardë dollarë, respektivisht 13 miliardë dollarë.

Abramovich, i cili ka financuar Chelsean që nga blerja e tij mahnitëse e klubit londinez në vitin 2003, arriti të përfundojë i pesti në 10 të parët.

Miliarderi 54-vjeçar mund të ketë qenë i pamëshirshëm me shkarkimin e menaxherëve të ndryshëm, por Chelsea ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, pesë FA Cup, tre Carabao Cup, dy Liga të Kampionëve dhe dy Liga të Evropës nën sundimin e tij.

Në dhjetëshen e pronarëve më të pasur të klubeve zënë vend edhe ata të Los Angeles Galaxy, Arsenal, Paris Saint-Germain, Inter dhe New England Revolution.

Më poshtë keni listën me 10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë:

10.Robert Kraft – New England Revolution (6 miliardë dollarë)

9.Zhang Jindong – Inter (7.6 miliardë dollarë)

8.Nasser Al-Khelaifi – Paris Saint-Germain (8 miliardë dollarë)

7.Stan Kroenke – Arsenal (9 miliardë dollarë)

6.Philip Anschutz – Los Angeles Galaxy (10 miliardë dollarë)

5.Roman Abramovich – Chelsea (12 miliardë dollarë)

4.Dietmar Hopp – Hoffenheim (13 miliardë dollarë)

3.Andrea Agnelli – Juventus (14 miliardë dollarë)

2.Dietrich Mateschitz – RB Leipzig (19 miliardë dollarë)

1.Sheikh Mansour – Manchester City (20 miliardë dollarë)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori