LAJMI I FUNDIT:

Ylli danez kërkohet nga skuadrat evropiane

Ylli danez kërkohet nga skuadrat evropiane

Pione Sisto është njëri nga lojtarët më të mirë danez dhe shihet si e ardhmja e këtij shteti.

Sulmuesi anësor që javë më parë i shënoi gol Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Evropës mund të largohet nga skuadra e tij Midtjylland.

21-vjeçari ka marrë shumë oferta nga skuadrat e njohura evropiane dhe në fund të stinorit ai do të vendos për të ardhmen e tij.


Sisto ka shkëlqyer në Ligën e Evropës duke shënuar katër gola dhe për të tani kanë shprehur interesim skuadrat e mëdha si Borussia Dortmund, Liverpool, Manchester United e Inter.

Lojtari ka kontratë me skuadrën e tij aktuale deri në vitin 2018, por ajo skuadër që e dëshiron mund ta marrë nëse paguan 10 milionë euro. /Telegrafi/