LAJMI I FUNDIT:

Xhaka dhe Leonita bëhen prindër për herë të parë

Xhaka dhe Leonita bëhen prindër për herë të parë
Leonita dhe Granit Xhaka (Foto: Instagram/leonita.x)

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, e kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e ka konfirmuar vet mesfushori i Arsenalit duke e publikuar një fotografi me duart e çiftit dhe të foshnjës në rrjetet sociale.


“Mirë se vjen princesha jonë e vogël, mami dhe babi të duan”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

Të gjitha lajmet nga Leonita Lekaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonita Lekaj

Në bazë të këtij njoftimi bëhet e ditur edhe gjinia e fëmijës, që është vajzë, pasi që Graniti dhe Leonita nuk kishin preferuar ta tregonin gjininë gjatë shtatzënisë.

Ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë, ndërsa u martuan në vitin 2017. /Telegrafi/