ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nostalgjik, duke u kthyer pas në kohë te një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, shtatzënia me vajzën e saj, Poi.

Influencuesja ka treguar se ndodhet sërish në të njëjtin destinacion ku, rreth gjashtë vite më parë, organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebes.


Kujtimi u rikthye pasi një ndjekëse e pyeti nëse vendi ku po qëndronte ishte pikërisht ai ku kishte zbuluar nëse do të bëhej nënë e një vajze apo djali.

Foto: Instagram

Sara e konfirmoi se ishte i njëjti vend dhe ndau me ndjekësit emocionet e asaj kohe, duke treguar se gjatë shtatzënisë ishte e bindur se do të sillte në jetë një djalë.

“Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, shkroi ajo.

Foto: Instagram

Sot, Sara e kujton atë moment me dashuri dhe mirënjohje, duke shprehur lumturinë për faktin që jeta i solli vajzën e saj Poi.

E njëjta e ndan Poin me reperin Ledri Vula, me të cilin është ndarë prej vitesh. /Telegrafi/