LAJMI I FUNDIT:

Xavi do të përdorë formacionin ‘anti-Vinicius’ në El Clasico

Xavi do të përdorë formacionin ‘anti-Vinicius’ në El Clasico

Barcelona do të përballet me Real Madridin në një El Clasico parasezonale që do të mbahet në Dallas.

Loja vjen si një mundësi për Barçën për të riparuar dëmin e shkaktuar në reputacionin e saj pas humbjes 5-3 nga Arsenali.


Sipas Diario AS, Xavi synon të bëjë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe kjo është arsyeja pse ai do të përdorë formulën e tij ‘anti-Vinicius’ e cila përfshin përdorimin e Ronald Araujo në krahun e djathtë.

Vinicius Junior me rol të ri te Real Madridi
Lexo po ashtu Vinicius Junior me rol të ri te Real Madridi

Araujo shpesh ka dëshmuar të jetë një antidot për Vinicius dhe vrapimet e tij në atë krahun e majtë për Real Madridin.

Xavi gjithashtu mund të bëjë disa ndryshime taktike lidhur me atë se kush fillon në mesfushë dhe në mbrojtje.

Më poshtë mund të shikoni se si mund të luajë trajneri spanjoll ndaj Los Blancos në ndeshjen që zhvillohet të shtunën (nesër) nga ora 23:00. /Telegrafi/