LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Junior me rol të ri te Real Madridi

Vinicius Junior me rol të ri te Real Madridi

Vinicius Junior dëshiron të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas dhe të bëhet gjuajtësi i ri i penalltive te Real Madridi sezonin e ardhshëm, raporton AS.

Braziliani u pa duke zhvilluar orë shtesë në stërvitje për të përmirësuar aftësitë e tij në disa raste, sipas mediumit spanjoll.


Vini është i vendosur të marrë përgjegjësinë e ekzekutimit të penalltive deri në fund të turneut parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zbulohen tri fanellat më të shitura në dyqanin e Real Madridit
Lexo po ashtu Zbulohen tri fanellat më të shitura në dyqanin e Real Madridit

Sezonin e kaluar, Vinicius shënoi 23 gola dhe dhuroi 21 asistime në 55 paraqitje për Los Blancos.

Qëllimet përfundimtare të të riut janë të shënojë mbi 30 gola në sezonin e ardhshëm, kështu që marrja e rolit do ta ndihmonte qartë që të përmirësonte statistikat.

Andaj, ai është favorit për ta bërë këtë gjë, pasi dihet tashmë se është lojtari kryesor i Real Madridit. /Telegrafi/