LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Erdhi Rakitic dhe unë duhej të shkoja në Katar në moshën 35-vjeçare

Xavi: Erdhi Rakitic dhe unë duhej të shkoja në Katar në moshën 35-vjeçare

Barcelona ka mposhtur Sevillën me rezultat 1:0 në një nga derbit e xhiros së tetë të La Ligës. Ndeshja ishte një mundësi për një takim të përzemërt mes trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez me kapitenin e skuadrës rivale, Ivan Rakitic, i cili është njëherazi legjendë e Blaugranëve.

Rakitic, 35-vjeçar, erdhi nga Sevilla te Barcelona në vitin 2014 për një shifër prej 18 milionë eurosh dhe pritshmëri të mëdha. Domethënë, atij iu kërkua të zëvendësonte Xavin, një gjigant i një prej klubeve më të mëdha, i cili ishte 34 vjeç, ndërsa kroat ishte 26 vjeç.


Kroati e bëri atë shpejt dhe në mënyrë spektakolare. Në sezonin e tij të parë në Barcelona, ai u bë një anëtar i pazëvendësueshëm i gjeneratës ndoshta më të mirë në historinë e klubit. Ai ishte lojtari kryesor i saj dhe konfirmoi fitimin e tripletës me një gol në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2015.

Nga ana tjetër, Xavi u ‘fundos’ me ardhjen e Rakiticit. Deri atëherë, simboli i skuadrës dhe klubit, në rrugën drejt titullit të Spanjës ka qenë titullar vetëm 19 herë, ndërsa për trofeun e Ligës së Kampionëve ka kontribuar me dy paraqitje në ekipin e parë. Në finalen e Ligës së Kampionëve ai mori dhjetë minuta, ndërsa në finalen e kupës gjysmë ore.

Ardhja e Rakiticit dhe shpërthimi ishin shenja të qarta për të se duhej të shkonte në kampionate më pak rivalizuese.

“Unë isha 35 vjeç dhe Rakitic erdhi dhe luajti menjëherë, kështu që ai zuri vendin tim në ekip dhe unë shkova në Katar. Kjo është normale”.

“Veteranët duhet të ndihmojnë zhveshtoren dhe klubin në mënyra të ndryshme, madje edhe kështu”, ka thënë Xavi me rastin e takimit me Rakiticin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori