Regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha, ka tash e sa muaj që është diagnostikuar me kancer në vezore.
Në një intervistë të fundit për “Prive”, Vjosa ka theksuar pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, duke përmendur ndër to 7 prillin e këtij viti, kur edhe ka kryer operimin e parë.
“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën, si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit”, ka thënë fillimisht Vjosa.
Ajo thotë se në jetë është mjaft optimiste për çfarëdo situate të vështirë dhe rezilienca ndaj kësaj beteje ka qenë mënyra se si ajo ka ecur përpara.
“Unë jam në jetë një person shumë praktik, diqysh krejt gjërat i marr si: Në rregull, le ta shohim se çfarë ka, sa është e vështirë, hajde tash të marrë shënime si ‘përfundoi kjo, përfundoi kjo’, dhe mendoj që edhe sëmundjet dhe çdo gjë duhet të gjej zgjidhje dhe njësoj e kam marrë edhe sëmundjen. Së pari, kur më tha doktori se duhet të operohem, i thash: Në rregull, te shohim ku mund të gjendet zgjidhja, ku mund të gjendjen financat, qysh kemi me ia bo edhe d.m.th jemi përqendruar në atë gjë”, ka thënë regjisorja Berisha.
Për fund, organizatorja e Pri Film Fest tregoi se po vazhdon të trajtohet me kimioterapi në Kosovë, ndërsa dha disa këshilla për të gjithë ata që po ballafaqohen me një sfidë të tillë.
“Pas prillit, gjatë muajit maj dhe deri tani kam vazhduar me kimioterapi këtu në Kosovë dhe unë vazhdoj të mendoj se kanceri është një sëmundje si çdo sëmundje tjetër, fatmirësisht në ditët e sotme ka zgjidhje, ka shërim. Është me rëndësi sidomos për të gjitha ato gra që janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje, është shumë me rëndësi t’ju them që edhe nëse s’jeni e fortë, duhet të dini që unë për shembull prej marsit e deri tash më ka rastisur të shoh shumë më shumë njerëz që më kanë thënë se janë shëruar se sa ndonjë rast fatal. Kështu që kjo sëmundje duhet të trajtohet si çdo sëmundje tjetër, qoftë me ushqim, qoftë me pozitivitet, qoftë me të gjitha aspektet tjera, me i dëgju këshillat e doktorëve edhe mendoj me këtë pjesë ti e bën atë që mundesh të bësh, d.m.th. më shumë nuk mundesh të bësh – pjesa jote është ajo”, përfundoi rrëfimin e saj Berisha. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj