ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Aktorja Angelina Jolie së fundmi ka festuar një moment të veçantë në jetën e saj dhe tani duket se është gati të nisë një etapë të re.

Jolie festoi 18-vjetorin e binjakëve të saj, Vivienne dhe Knox, dhe tashmë po mendon për një të ardhme larg jetës së saj në Kaliforni.


“Prej vitesh ajo flet për largimin nga Los Angeles. Është e lumtur që tani ka më shumë liri dhe fleksibilitet në jetën e saj”, tha një burim pranë aktores.

Angelina Jolie

Aktorja ka gjashtë fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Ata u ndanë në vitin 2016, pas 12 vitesh së bashku dhe dy vitesh martesë, ndërsa procesi i divorcit u finalizua në fund të vitit 2024.

“Fëmijët kanë qenë gjithmonë prioriteti i saj. Jolie ka dashur të përjetojë botën dhe është e emocionuar që tani mund ta bëjë këtë së bashku me ta. Ajo është gati për këtë ndryshim”, u shpreh burimi.

Më herët, Jolie kishte lënë të kuptohej se, edhe pse është rritur në Los Angeles, ka qëndruar aty kryesisht për shkak të detyrimeve pas divorcit.

Angelina me fëmijët

“Kur të mbushin 18 vjeç, do të mund të largohem. Kur ke një familje të madhe, dëshiron që fëmijët të kenë privatësi, qetësi dhe siguri. Tani kam një shtëpi ku mund t’i rris fëmijët e mi, por humanizmin që kam gjetur nëpër botë nuk e kam përjetuar në të njëjtën mënyrë këtu. Do të kaloj shumë kohë në Kamboxhia dhe do të vizitoj anëtarët e familjes time kudo që ndodhen në botë”, kishte thënë Jolie.

Së fundmi, aktorja ka nxjerrë në shitje kompleksin e saj në Kaliforni, i cili më parë kishte qenë në pronësi të regjisorit të njohur Cecil B. De Mille.

Prona është vendosur në shitje për 29.85 milionë dollarë, që janë afërsisht 25.7 milionë euro. /Telegrafi/