LAJMI I FUNDIT:

Vesa Luma merr vëmendjen me vallëzimin provokues në TikTok

Vesa Luma merr vëmendjen me vallëzimin provokues në TikTok
Foto: Vesa Luma/TikTok

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për publikun.

Kjo pasi ajo prej vitesh është shpërngulur në Zelandën e Re me bashkëshortin dhe djalin e saj, ku kanë nisur një jetë të re së bashku atje.


Megjithatë këngëtarja e mban lidhjen e saj me fansat të fortë përmes rrjeteve sociale, ku shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Vesa Luma dhe Big Basta ndajnë me fansat çastet intime nga relaksi dhe jeta paqësore që kanë gjetur në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Vesa Luma dhe Big Basta ndajnë me fansat çastet intime nga relaksi dhe jeta paqësore që kanë gjetur në Zelandën e Re

Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve në Twitter se ka nisur një kurs vallëzimi, pasi ka publikuar imazhe nga realizimi i një koreografie në një sallë kërcimi.

@lumavesa #red mood everybody 🤘 #foryou #foryourpage ♬ I See Red – Everybody Loves An Outlaw

Nën ngjyrat e kuqe, Luma është shfaqur në video duke bërë disa lëvizje provokuese, ndërsa ka vënë në plan të parë linjat e saj të trupit.

Vesa përndryshe ka qenë e njohur për koreografitë në klipe, veçanërisht për atë në këngën e saj hit “Jemi dhe s’jemi”.

Mbetet të shihet nëse kjo paraqitje e saj është paralajmërim për ndonjë projekt të ri muzikor, të cilën fansat e saj e presin tash e sa kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori