Aktori i njohur, Matt Damon, ishte i pranishëm në finalen e Kupës së Botës në New Jersey së bashku me bashkëshorten e tij, Luciana Damon, e cila është me origjinë argjentinase.

Prania e tyre tërhoqi vëmendjen, sidomos për shkak të historisë së veçantë të dashurisë së çiftit.


Gjatë transmetimit, një komentator bëri edhe një gafë duke menduar fillimisht se në tribunë ishte aktori Brad Pitt, por më pas u korrigjua duke kuptuar se bëhej fjalë për Matt Damon.

Foto: X

Gabimi shkaktoi reagime me humor në rrjetet sociale, ku shumë përdorues vunë në dukje se fakti që gruaja e Damonit është argjentinase e bënte situatën edhe më interesante.

Luciana Damon zakonisht qëndron larg vëmendjes publike, por këtë herë u shfaq në tribunat e finales për të mbështetur bashkëshortin e saj.

Ajo dhe Matt Damon janë njohur në vitin 2003 në Miami, gjatë kohës kur aktori po xhironte filmin “Stuck on You”.

Në atë periudhë, Luciana punonte si kameriere.

Matt ka treguar më herët se e kishte vënë re menjëherë dhe se një takim i rastësishëm në një lokal ndryshoi jetën e tij.

Sipas aktorit, gjatë një mbrëmjeje ai ishte rrethuar nga fansat që kërkonin fotografi dhe ishte afruar te banaku, ku nisi bisedën me Lucianën.

Njohja spontane u shndërrua në një lidhje dashurie dhe çifti u martua në vitin 2005.

Sot, historia e tyre konsiderohet një nga romancat më të qëndrueshme në Hollywood. /Telegrafi/