LAJMI I FUNDIT:

Valverde pas barazimit ndaj Las Palmasit: Penalltia e padukshme, jemi të parët dhe duam të qëndrojmë aty

Valverde pas barazimit ndaj Las Palmasit: Penalltia e padukshme, jemi të parët dhe duam të qëndrojmë aty

Ernesto Valverde ka siguruar se skuadra e tij është ende e para në tabelë dhe duan të qëndrojnë aty deri në fund, teksa ka sulmuar penalltinë e ‘padukshme’ të Las Palmas, pasi Barcelona barazoi 1-1 të enjten mbrëma.

Lionel Messi shënoi një supergol për të kaluar Barçën në epërsi 0-1, por një penallti e cilësuar si e ‘padukshme’ nga Valverde, e barazoi rezultatin në 1-1 dhe kjo ka nxehë gjakrat te trajneri i katalunasve.


“Ne nuk e duam barazimin”, ka thënë fillimisht Valverde pas ndeshjes, e cila e la Barçën vetëm pesë pikë larg Atletico Madridit në vend të dytë.

Barcelona ndalet me barazim nga Las Palmasi (Video)
Lexo po ashtu Barcelona ndalet me barazim nga Las Palmasi (Video)

“Ne mund të kishim marrë më shumë avantazh në pjesën e parë, por ata morën fituan një penallti dhe u mbrojtën shumë mirë në pjesën e dytë, gjë që e bëri të pamundur për ne”.

Barça ishte në epërsi, por nuk mundi ta mbaj deri në fund! (Foto: Barcelona/Twitter)

“Penalltia? Ne nuk e dimë se për çfarë aludoi sinjali i gjyqtarit. Askush nuk e di në dhomën e veshjes”.

“Ne nuk e kuptuam atë në atë kohë që ndodhi, ishte e pashpjegueshme. Shpresojmë se duke parë atë në TV do të qartësojmë vendimin e tij pak, por ishte një penallti e padukshme”.

Momenti i prekjes me dorë nga portieri i Las Palmasit

“Dora e Chichizolës? Për mua ishte shumë e qartë, edhe pse e imagjinoj se trajneri i Las Palmasit, Paco Jemez, nuk do ta kishte menduar kështu”.

Las Palmas 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Las Palmas 1-1 Barcelona, notat e lojtarëve (Foto)

“Atletico? Loja kundër tyre është vetëm rreth këndit, dhe do të jetë e rëndësishme për të dy ekipet”.

“Ne largohemi këtu me një shije të keqe në gojën tonë, duke pasur parasysh se mund ta kishim bërë këtë me një fitore, por ne jemi ende të parët dhe duam të qëndrojmë atje”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori