LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ndalet me barazim nga Las Palmasi (Video)

Barcelona ndalet me barazim nga Las Palmasi (Video)

Barcelona ka barazuar në udhëtim te Las Palmasi me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas.

Pjesa e parë e takimit i takoi Barcelonës, të cilët rrezikuan fillimisht me Luis Suarez (8′) dhe Lionel Messi (11′), por pa arritur ta gjejnë cakun.


Megjithatë, goli nuk vonoi dhe ai erdhi në minutën e 21-të të ndeshjes, ku Messi shënoi për 1-0 pas një supergoli nga gjuajta e lirë dhe dërgoi skuadrën në pushim me epërsi.

Festa e Messit pas golit të shënuar (Foto: Barcelona/Twitter)

Në pjesën e dytë, Las Palmas arriti të kthehet në lojë duke shënuar shpejt golin e barazimit, duke befasuar katalunasit.

Ishte sulmuesi Jonathan Calleri, i cili shënoi në minutën e 49-të nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1-1.

Calleri shënoi golin e barazimit

Pas këtij goli, Ernesto Valverde ndryshoi në formacion duke inkuadruar lojtar sulmues në tentim të goli të fitore, por edhe përkundër shumë rasteve nuk arritën të shënojnë dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Barça gjendet ende në vendin e parë të tabelë, por me vetëm pesë pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa Las Palmas në vendin e 18-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Atletico Madridit në derbin e javës, ndërsa Las Palmas udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori