LAJMI I FUNDIT:

Unitedi përgatit 56 milionë euro për Maguiren

Unitedi përgatit 56 milionë euro për Maguiren
Harry Maguire (Getty Images)

Manchester Unitedi ka bërë mbrojtësin anglez, Harry Maguire, njërin nga prioritetet kryesore për afatin kalimtar veror dhe po përgat një ofertë të lartë për të.

Djajtë e Kuq kanë dështuar në sezonin e fundit në të gjitha garat dhe synojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.


Trajneri Jose Mourinho dhe drejtuesit e klubit anglez duan të përforcojnë repartin e mbrojtjes pasi në sezonin e fundit çaloi shumë.

Historia e suksesit të mbrojtësit Maguire: Në Euro 2016 ishte tifoz së bashku me shokët, në Kupën e Botës 2018 në gjysmëfinale me Anglinë
Lexo po ashtu Historia e suksesit të mbrojtësit Maguire: Në Euro 2016 ishte tifoz së bashku me shokët, në Kupën e Botës 2018 në gjysmëfinale me Anglinë

Sipas tabloidit Daily Mail, Unitedi po përgatit një ofertë të madhe për mbrojtësin e Leicester Cityt, Maguire.

Maguire gjatë një dueli me Salahun (Getty Images)

25-vjeçari luajti për Anglinë në Kupën e Botës, duke treguar super paraqitje dhe duke rritur çmimin pas një sezoni të parë yjor me Dhelprat.

Unitedi do të duhet të paguajë më shumë se 50 milionë funte apo 56 milionë euro për të bindur Leicesterin të largojë nga duart pasurinë e tyre të çmuar.

Man Utd kërkon Bonuccin
Lexo po ashtu Man Utd kërkon Bonuccin

Përveç Maguires, Djajtë e Kuq kanë etiketuar edhe kapitenin e Milanit, Leonardo Bonucci si njërin nga objektivat.

Edhe Toby Alderwiereld i Tottenham Hotspur dhe Jerome Boateng janë në radarin e klubit të madh anglez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori