Harry Maguire është duke përjetuar një sukses të madh me fanellën e kombëtares së Anglisë, pasi ka prekur gjysmëfinalen në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Qendërmbrojtësi i Leicester Cityt nga një i panjohur ka filluar të shëndrrohet në hero te kombëtarja e Tre Luanëve.

Ai kaloi Tre Luanët në rrugën drejt fitores me një gol të shkëlqyer me kokë nga një pozitë jo e lehtë.

Maguire kalon Anglinë në epërsi ndaj Suedisë Maguire kalon Anglinë në epërsi ndaj Suedisë

Maguire u ngrit mbi Forsberg dhe kaloi Olsen, me një shkëputje që ia siguroi epërsinë 1-0 Anglisë ndaj Suedisë.

Festa e Maguires pas golit të epërsisë (Getty Images)

Në fund, kombëtarja angleze fitoi me rezultat 2-0 duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Reklama

Megjithatë, suksesi nuk ishte i lehtë as për mbrojtësin 25-vjeçar anglez, i cili në Euro 2016 ishte vetëm një tifoz në shkallët e stadiumit.

Reklama

2 years on… have a good trip lads 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿⚽️

A post shared by Harry Maguire (@harrymaguire93) on Jun 24, 2018 at 7:44am PDT

Ishte vet mbrojtësi anglez, i cili postoi një fotografi në Instagram me shokët e tij më 24 qershor, pas fitores të Anglisë kundër Panamas, në stadiumin Nizhny Novgorod.

Ata ishin të njëjtët miq me të cilët Maguire dy vjet më parë kishte qenë në përkrahje të Anglisë në ndeshje ndaj Sllovakisë në Euro 2016. /Telegrafi/

Dy vite më parë me shokë si tifoz dhe tani me Anglinë në gjysmëfinale si lojtar!