LAJMI I FUNDIT:

Man Utd kërkon Bonuccin

Man Utd kërkon Bonuccin
Leonardo Bonucci (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Manchester Unitedi vazhdon të ndjekë shërbimet e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

Ish-qendërmbrojtësi i Juventusit u bashkua me Rossonerët verën e kaluar për një shifër të raportuar prej 42 milionë eurove.


Ai ndihmoi ekipin e Gennaro Gattusos të përfundojë në pozitën e gjashtë në Serie A dhe të arrijë në finale të Coppa Italias, ku humbën nga Zonja e Vjetër.

Manchester Unitet mendon për Bonuccin, lojtari e pëlqen një aventurë në Ligën Premier
Lexo po ashtu Manchester Unitet mendon për Bonuccin, lojtari e pëlqen një aventurë në Ligën Premier

Megjithatë, sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, dëbimi dyvjeçar i Milanit nga garat evropiane për shkeljet e rregullave financiare të Fair Play-it mund të shkaktojë largimin e 31-vjeçarit nga Serie A.

Leonardo Bonucci (Getty Images)

Largimi i Bonuccit mund të bëhet me dëshirën e tij, por edhe me detyrimin e Milanit për të shitur ndonjë nga yjet për të balancuar financat.

Sipas të përditshmes italiane, trajneri i ekipit nga Old Trafford, Jose Mourinho, po e monitoron situatën nga afër dhe së shpejti mund të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin.

Bonucci mund të largohet nga Milani
Lexo po ashtu Bonucci mund të largohet nga Milani

Milani, që aktualisht është në qendër të një sage të pronësisë dhe problemeve financiare, u frustruan nga Unitedi edhe më parë gjatë javës.

Mesfushori Marouane Fellaini, i cili ishte i lidhur me një lëvizje në San Siro, vendosi të nënshkruante një kontratë të re për të qëndruar me Djajtë e Kuq deri në vitin 2020. /Telegrafi/