Harry Maguire është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Angli.

Reprezentuesi anglez është bërë objektiv i dy skuadrave nga Manchesteri, City dhe United.

Menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron me çdo kusht transferimin e anglezit në Old Traford.

Por problemi mbetet çmimi i tij i lartë që Leicester kërkon për të prej 85 milionë funteve.

Bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar derisa United janë të bindur se Leicester do ta ulë çmimin për yllin e tyre.

Harry Maguire . (Photo by David Rogers/Getty Images)

Djajtë e Kuq kërkojnë nga Leicester që çmimi i reprezentuesit anglez të ulet në 70 milionë funte, aq sa ka mundësi klubi nga Old Traford të paguajë.

Leicester është i bindur që United do ta transferojë yllin e tyre dhe tani kanë nisur negociatat me Burnleyn për transferimin e James Tarkowskit si zëvendësues të Maguire. /Telegrafi/