LAJMI I FUNDIT:

Trekëndëshi Bora, Donald, Semi – prezantuesja reagon për herë të parë: Ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, e shoh mbështetje për njëri-tjetrin

Trekëndëshi Bora, Donald, Semi – prezantuesja reagon për herë të parë: Ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, e shoh mbështetje për njëri-tjetrin

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj janë dy nga artistët shqiptarë që po komentohen në masë të madhe për paraqitjen, veprimet e po ashtu edhe për ngacmimet në Big Brother VIP.

Dyshja u aluduan se kanë nisur një lidhje të re dashurie, ndërkohë që Semi është mike e ngushtë e Borës, ndërsa Donaldi pati një romancë dashurie të gjatë me prezantuesen.


Trekëndëshi, i krijuar në rrjete sociale, bëri bujë të madhe dhe për këtë Zemani ka thyer heshtjen me disa postime të bëra në InstaStory.

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Ajo thotë se të dy janë të lirë të bëjnë çfarë të duan, por që nuk beson se mund të ketë diçka më shumë në mes tyre përveçse shoqëri.

Ky është postimi i plotë i Borës (pa ndërhyrje):

“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh. Sado përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë, me lajme, thashetheme e të folura pa takt.

Kam punuar me përulësi që 16 vjeçe dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl, duke ndenjur e duke u marrë me llafe. Në fakt kam dashur ta meritoj vëmendjen vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale.

Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë por jo prej dëshirës sime, jua siguroj. Kjo duket edhe nga fakti që duroj shumë duke mos reaguar sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time.. pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër.. aq më tepër duke përdorur dikë tjetër. Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare.

Kjo eksperiencë nuk më takon mua por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të duan. Di të them që ata kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë, prej meje. Nuk dyshoj që asnjë moment që Semi mund të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër, edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjesht mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. Kaq!

E kuptoj që duhet të komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni”. /Telegrafi/

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Bora Zemani (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori