LAJMI I FUNDIT:

Top 10: PSG bëhet skuadra me shpenzimet më të larta në planet për pagat e lojtarëve

Top 10: PSG bëhet skuadra me shpenzimet më të larta në planet për pagat e lojtarëve

Transferimi edhe pse si lojtar i lirë i Lionel Messit, do t’i kushtojë Paris Saint-Germanit një mal me para.

Ylli argjentinas në orët e ardhshme do t’i kompletojë testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me një pagë rreth 35 milionë euro në sezon.


Kjo pagë e lartë e 34-vjeçarit, do të shtojë edhe më shumë barrën te PSG, që është aktualisht skuadra që paguan më së shumti për lojtarë.

Dalin detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset janë të frikshme
Lexo po ashtu Dalin detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset janë të frikshme

Një listë e përpiluar nga MailSport, tregon se parisienët janë në vendin e parë, ndërsa renditja shkon si më poshtë, duke përfshirë edhe klubet të tjera të ndryshme:

10: CLEVELAND BROWNS – 157 milionë funte

Browns Cleveland janë një ekip profesionist amerikan i futbollit që paguan për lojtarët e 157 milionë funte në vit

9: DALLAS COWBOYS – 158 milionë funte

Dallas janë po ashtu një tjetër ekip i futbollit amerikan që ka shpenzime marramendëse për mbulimin e pagave të yjeve të skuadrës.

8: CHELSEA – 163 milionë funte

N’Golo Kante është lojtari më i paguar në radhët e Chelseat i cili përfiton 15 milionë funte në vit ose 290.000 në javë.

7: BAYERN MUNICH – 166 milionë funte

Robert Lewandowski është lojtari më i paguar nga radhët e Bayernit me 18.3 milionë funte në vit, ndërsa kjo skuadër i ka 7 lojtarë që marrin mbi 10 milionë euro në vit duke përfshirë Sane, Muller, Costa dhe Hernandez.

6: JUVENTUSI – 184 milionë funte

Crisitiano Ronaldo paguhet 52 milionë euro në vit duke qenë kështu larg lojtari më i paguar krahasuar me të tjerët.

5: LOS ANGELES DODGERS – 193 milionë funte

4: BARCELONA – 195 milionë funte

FC Barcelona, Barca v Juventus – Joan Gamper Trophy Ronald Koeman during the presentation of the FC Barcelona squad for the 2021-22 season, on 08th August 2021, in Barcelona, Spain. Barcelona Catalonia Spain urbanandsport-presenta210808_npqCz PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xJoanxVallsx

3: MANCHESTER UNITED – £201 milionë funte

2: REAL MADRID – 212 milionë funte

1:PSG – 256 milionë funte

Klubi i Ligue 1, i mbështetur nga investimet e Katarit tani kanë faturën më të lartë të pagave nga çdo ekip sportiv në planet me rreth 256 milionë funte në vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori