LAJMI I FUNDIT:

Dalin detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset janë të frikshme

Dalin detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset janë të frikshme

L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës që duhet nënshkruar nga Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain të martën.

Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë, por që tashmë është më afër realitetit se kurrë më parë.


Është e qartë se 34-vjeçari gjeti një klub të ri, pasi u konfirmua të dielën e javës së kaluar se ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, pavarësisht faktit se ra dakord për një kontratë të re tri javë më parë.

Përse ishte e pamundur ligjërisht për Messin që të vazhdonte te Barcelona edhe nëse nuk do të fitonte asnjë cent
Lexo po ashtu Përse ishte e pamundur ligjërisht për Messin që të vazhdonte te Barcelona edhe nëse nuk do të fitonte asnjë cent

Mundo Deportivo raporton se prezantimi i argjentinasit si lojtari i ri i Paris Saint-Germain mund të bëhet nesër, dhe L’Eqiupe përmes burimeve të veta ka siguruar një kontratë, të cilën argjentinasi është gati ta nënshkruajë.

L’Equipe pretendon se kontrata është shumë më e madhe se sa ishte zbuluar në ditët e mëparshme, dhe se lojtari do të fitojë 40 milionë euro në vit, që është një shifër e pabesueshme, 770.000 euro në javë.

PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit
Lexo po ashtu PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit

Kontrata është për dy vjet me opsionin e një tjetri, dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu duhet të marrë një bonus prej 30 milionë eurosh brenda kontratës.

Natyrisht se së bashku me Neymarin dhe Kylian Mbappe, do të jenë treshja më e paguar te PSG ehde pse e ardhmja e këtij të fundit ende është në ajër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori