LAJMI I FUNDIT:

Te Unitedi janë të bindur se Pogba do të qëndrojë

Te Unitedi janë të bindur se Pogba do të qëndrojë
Paul Pogba (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Paul Pogba vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në tregun e transferimeve, pasi klubet kryesore evropiane interesohen për shërbimet e tij.

Mesfushori francez ka pasur probleme me qëndrueshmërinë e tij te Manchester Unitedi, ku situata ka ndryshuar kohë pas kohe.


Në ndërkohë, ish-klubi i tij, Juventus, është duke bërë plane për ta kthyer kampionin e botës në përpjekje për të ndërtuar një skuadër më të fortë për Ligën e Kampionëve.

(Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Zinedine Zidane ua ka bërë të qartë drejtuesve të Real Madridit se e dëshiron 27-vjeçarin në skuadër dhe do ta kërkojë sërish gjatë verës.

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Pogbas
Lexo po ashtu Juventusi udhëheq garën për transferimin e Pogbas

Mirëpo, burime të ESPN thonë se te Unitedi janë të vendosur ta bindin Pogban që ta vazhdojë kontratën edhe pas vitit 2021. /Telegrafi/