LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Real Madridi ka kaluar nëpër një sezon aspak të mirë, duke humbur të gjithë trofetë e mundshëm, por më në fund ka një arsye për të festuar.

Los Blancos kanë mësuar se stadiumi i tyre, Santiago Bernabeu, është shpallur më i vizituari në botë dhe se kanë pasur një prezencë të lartë të tifozëve në këtë sezon.


Stadiumi i Real Madridit ka arritur ta zë vendin e parë po ashtu edhe nga ana e prezencës së tifozëve, para atij të Tottenham Hotspurit edhe Manchester Unitedit. Sipas Brand Finance, madrilenët janë shpallur si brendi më i vlefshëm në botë, për nga ana e interesimit të mediave dhe ndikimit të një ndeshjeje gjatë këtij sezoni, para atij të Djajve të Kuq.

Foto:(The Sun)

Shtëpia e madrilenëve besohet të jetë e vlefshme rreth 1.5 miliard euro, ndërsa ajo e Djajve të Kuq është në vlerën e 1.3 miliard euro.

Por, duke u krahasuar nga prezenca e tifozëve në një ndeshje, interesimit të mediave dhe rëndësisë së ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi gjatë këtij sezoni ka arritur në 68.5 për qind (në një ndeshje), 82.3 për qind (interesimi i mediave për një ndeshje) dhe 72.0 për qind (rëndësia e një ndeshje), duke arritur në total 74.3 për qind të vlefshmërisë së Santiago Bernabeut .

Të gjitha lajmet nga Real Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Në këto statistika, stadiumi i Borussia Dortmundit, Signal Iduna Park, është renditur në vendin e dytë, duke i befasuar të gjithë, ndërsa në të trein është Allianz Arena e Bayern Munichut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori