LAJMI I FUNDIT:

Spekulimet për “zhdukjen” e Kate Middleton, a u manipulua edhe ky imazh i shkrepur nga paparaci?

Spekulimet për “zhdukjen” e Kate Middleton, a u manipulua edhe ky imazh i shkrepur nga paparaci?

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare.

Së fundmi, një imazh tjetër që kishte shkrepur nga një foto-reporter ku tregonte Princin William dhe Kate-in brenda një makine, ka ngjallur reagime, me disa duke thënë fotografia ishte manipuluar.


Por, paparaci që shkrepi këtë fotografi të hënën i ka mohuar këto akuza.

"Zhdukja" misterioze e Kate Middletn - dyshohet se Princi William e ka tradhtuar gruan e tij?
Lexo po ashtu "Zhdukja" misterioze e Kate Middletn - dyshohet se Princi William e ka tradhtuar gruan e tij?

“Ne nuk i ndryshojmë fotot tona në ‘Photshop’ përveç se rregullojmë nivelet e dritës nëse është e nevojshme”, deklaroi foto-reporteri, Jim Bennett për The Post.

Bennett potencoi se ai dhe një koleg i tij u punësuan nga një gazetë për të shkrepur një foto të Princit William duke shkuar në Westminster Abbey për një ngjarje mbretërore.

Foto: Princi William / Fotografi e shkrepur nga Jim Bennett

“Veturat u larguan nga Kështjella Windsor dhe unë i fotografova ata në një distancë të shkurtër në Rrugën Datchet High – jashtë nr. 39, për të qenë të saktë!” tha ai.

“Imazhet e makinave janë të paparashikueshme edhe në kohën më të mirë dhe me njëfarë reflektimi në xhami, mund të jetë e vështirë”.

“Unë thjesht u sigurova që kisha kapur Princin William, më pas e kuptova se dikush ishte ulur pranë tij. Doli të ishte Kate Middleton”, potencoi ai.

Sqarimi i tij vjen pas spekulimeve se silueta e Middleton ishte manipuluar në foto dhe sqaron gjithashtu keqkuptimet se imazhi u publikua nga familja mbretërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori