LAJMI I FUNDIT:

Sot 16 vite më parë Samuel Eto’o hyri në skenën e madhe duke i shënuar dy herë Real Madridit në Santiago Bernabeu

Sot 16 vite më parë Samuel Eto’o hyri në skenën e madhe duke i shënuar dy herë Real Madridit në Santiago Bernabeu
Samuel Etoo te Mallorca (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Pak kush mund ta mbajë mend, momentin më të mirë në fillimet e karrierës së Samuel Eto’o.

Ishte 8 maji i vitit 2004, kur kamerunasi turpëronte Real Madridit brenda në Santiago Bernabeu, duke i shënuar dy gola fantastikë.


Eto’o në atë kohë mbante veshur fanellën e Mallorcas dhe ishte vetëm 23-vjeç. Ajo ndeshje e vitit 2004 konsiderohet si hakmarrje e Eto’os ndaj Real Madridit, pasi ishte piërkisht ai klub që e solli në Spanjë kur ishte vetëm 15-vjeç.

Në tri vite sa ishte te mbretërit ai u aktivizua vetëm në tri ndeshje, ndërsa në fund u shit te Mallorca në vitin 2000 për vetëm 4,5 milionë euro.

Po në këtë vit, ai dygolësh ia siguroi kalimin te Barcelona ku bëri edhe histori.

Pastaj ia ka luajtur me sukses edhe për Interin, ndërsa ka ndërruar edhe klube si Chelsea, Everton, Sampdoria, Antalyaspor e Anzhi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori