LAJMI I FUNDIT:

Situata e Real Madridit dhe formacioni i mundshëm ndaj Celta Vigos

Situata e Real Madridit dhe formacioni i mundshëm ndaj Celta Vigos
Getty Images

Real Madridi do ta marrë kreun e tabelës dhe do të bëjë një hap të madh drejt titullit nëse e mposht Celta Vigon të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e mbetur sezonale.

Ky takim është dashur të zhvillohej më 5 shkurt, mirëpo u anulua për shkak të dëmtimeve që i kishte bërë stuhia në stadiumin Balaidos.

Duke qenë se Los Blancos ishin shumë të angazhuar dhe Celta ishte pjesë e Europa League, kjo sfidë është dashur të caktohej pikërisht para xhiros së fundit, kur Mbretërit kanë pikë të barabarta me Barcelonën, por kanë dy ndeshje për të zhvilluar (ndaj Celtas dhe ndaj Malagas), derisa Blaugranët kanë vetëm edhe një përballje (Eibarit).

Me pikë të barabarta, titullin e fiton Barcelona, prandaj ekipi i Zinedine Zidane duhet t’i fitojë tri pikët në përballjen e të mërkurës.

Të lënduarit: Gareth Bale dhe Dani Carvajal nuk mund të luajnë, James Rodriguez është në dyshim, derisa pritet kthimi i Pepes.

Të rrezikuarit për suspendim: Cristiano Ronaldo dhe Isco rrezikojnë suspendimin në rast se marrin karton të verdhë ndaj Celtas.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Isco; Ronaldo, Lucas Vazquez, Benzema.

Cristiano Ronaldo ia ka shënuar 18 gola Celta Vigos (Getty Images)

Statistika:

Celta i ka humbur pesë ndeshjet e fundit ndaj Real Madridit.

Në Balaidos, Celta e ka fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit ndaj Los Blancos (në maj 2014).

Celta është skuadra e vetme që i ka mposhtur edhe Real Madridin edhe Barcelonën këtë sezon (në të gjitha garat).

Celta i ka humbur pesë ndeshjet e fundit kampionale.

Cristiano Ronaldo ka shënuar në nëntë nga 11 paraqitjet e tij ndaj Celtas në të gjitha garat (18 gola). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori