LAJMI I FUNDIT:

Simon Cowell raportohet se ka fituar mbi 57 milionë euro brenda vitit falë spektakleve të tij televizive

Simon Cowell raportohet se ka fituar mbi 57 milionë euro brenda vitit falë spektakleve të tij televizive
Simon Cowell (Foto: Michael Tullberg/Getty Images)

Simon Cowell dyshohet të ketë fituar një pagesë të madhe prej 50 milionë funtesh (57.6 milionë euro) në vit falë suksesit global të imperiut të tij televiziv.

Manjati i muzikës, 64 vjeçar, ka fituar pothuajse një milionë funte (1.1 milion euro) në javë, sipas llogarive të paraqitura nga Syco Holdings – firma që ai përdor për të menaxhuar “Britain’s Got Talent”, shkruan DailyMail.


Shifrat e paraqitura në ‘Companies House’ treguan një fitim para tatimit prej 21.9 milionë funtesh (25.2 milionë euro) në një qarkullim prej 32.6 milionë funtesh (37.5 milionë euruo) për vitin deri në mars, sipas The Mirror.

Gjysma thuhej se kishte ardhur nga ShBA, ndërsa ishin 7.1 milionë funte (8.1 milionë euro) nga Mbretëria e Bashkuar dhe 8.9 milionë funte (10.2 milionë euro) nga pjesa tjetër e botës. Simon, i cili ka qenë interesi drejtues në firmë që nga viti 2022, mund të paguajë veten me 50 milionë funte (57.6 milionë euro).

Gjyqtari i mëparshëm i “X Factor” gjithashtu thuhej se kishte bërë një marrëveshje për një bankë investimi për të blerë bono të mbështetura nga franshizat e tij televizive.

Ato thuhen se shfaqen në llogaritë e sapo-paraqitura si 93 milionë funte (107.1 milionë euro) në hua bankare ‘të siguruara me tarifa të qëndrueshme mbi formatin e padukshëm Got Talent TV’.

Saimon ka rishikuar stilin e tij të ngarkuar të jetesës pasi ka punuar në programe si “The X Factor” dhe “Britain’s Got Talent”, që janë spektakle shumë të shikuara për vite me radhë.

Ndërmarrësi së fundmi zbuloi rregullat që tani i ndjek për një balancë të përkryer punë-jetë. Ai ka zvogëluar orët e punës për të kaluar më shumë kohë me partneren Lauren Silverman dhe djalin e tyre Eric, 10 vjeç.

Ai gjithashtu tani mbajt një javë pune katër-ditore pasi beson se puna e premtes është ‘thjesht e padobishme’. Ai i tha për The Sun: “Në fakt, gjëja e parë që bëj është të heq dorë nga e premtja. Mos puno të premten, sepse nuk ke pse”.

Simon mirëpriti në jetë djalin e tij Eric në vitin 2014 me të fejuarën e tij Lauren, 46 vjeçe, me të cilën ai është vendosur të martohet pasi la pas stilin e jetës si beqar për të ecur në altar.

Simon i propozoi Lauren për martesë në natën e Krishtlindjeve në Barbados me djalin e tyre të pranishëm, dhe më parë u pohua se dyshja është e interesuar që Eric të jetë ‘para dhe në qendër’ në ceremoni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori