Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ia ka thyer dorën një tifozeje të Villarrealit në ndeshjen në El Madrigal.

Me një goditje të fuqishme, argjentinasi e dërgoi topin mbi portë dhe në tribuna, ku një tifoze e pafat e Nëndetëses së Verdhë u godit në dorë dhe pastaj nga dhimbja u alivanos.


leo

Më vonë është kuptuar se ajo ka pësuar frakturë në dorë nga goditja e fuqishme.

Nuk ka dyshim se tifozët mezi presin ta kapin topin kur shkon në drejtim të tyre, por kjo tifoze do të mendojë mirë herën e ardhshme nëse do ta kapë topin.

Kujtojmë që Villarreali dhe Barcelona u ndanë baras në fundjavë (2-2). /Telegrafi/

telegrafi sport app