Shakira ka filluar këtë javë xhirimet e videos së saj më të fundit muzikore dhe fansat janë të etur për të parë nëse do të ketë ndonjë lidhje direkte apo referencë për ish-partnerin e saj, Gerard Pique.

Ajo është duke punuar për videoklipin me kolegun e saj, artistin latin Ozuna dhe është një këngë që ata e kanë regjistruar në Manresa të Spanjës.

Xhirimet filluan të shtunën pasdite (10 shtator) brenda një supermarketi dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit në qendër të qytetit. Për momentin dihet pak për këngën e re, vetëm se do të jetë e zhanrit urban.

Reklama

Foto: Getty

Shakira së fundmi u nda me mbrojtësin e Barcelonës, Pique dhe dyshja janë përfshirë në një betejë për kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ata kërkojnë të vendosin nëse fëmijët duhet të jetojnë në Barcelonë apo Miami.

Reklama

Për shkak të kësaj situate shumë publike, interesimi për këngën dhe përmbajtjen e saj është i madh.

Foto: Twitter

“A doni të dini emrin e këngës së re të Shakira dhe Ozuna? Unë tashmë e kam dhe kujdes. Çfarë sugjerimi për Gerard Pique. Po vjen. Këtë javë do ta japim premierë në emisionin tim “El gordo y” la flaca’”, ka shkruar Jordi Martin përmes InstaStory.

Reklama

Nga ana e tij, Ozuna nuk mund të ishte më i lumtur. Këngëtari më në fund po përmbush një ëndërr. Siç zbuloi ai në një intervistë, dashuria tij prej emrave të famshëm ishte padyshim Shakira.

Veç kësaj, artisti portorikan ka shtuar bujën e fansave duke i dedikuar disa fjalë të bukura këngëtares kolumbiane në Twitter.

Reklama

“Sa e bukur je Shakira”, ka shkruar Ozuna në postim.

Ndërkohë, edhe fansat po presin me padurim lansimin e këtij projekti edhe për të parë nëse do të ketë ndonjë lidhje me historinë e këngëtares me futbollistin. /Telegrafi/