LAJMI I FUNDIT:

Sevilla bën ankesë ndaj Real Madridit në Federatë për ‘ngacmim’ të gjyqtarëve

Sevilla bën ankesë ndaj Real Madridit në Federatë për ‘ngacmim’ të gjyqtarëve

Vëzhgimi i vazhdueshëm i gjqytarëve nga Real Madrid TV para ndeshjeve të Real Madridit ka qenë një temë mjaft e diskutueshme në futbollin spanjoll tash e disa kohë.

Shumë klube janë ankuar rreth kësaj çështjeje, megjithëse pa ndonjë ankesë zyrtare në drejtim të Federatës Spanjolle të Futbollit. Megjithatë, kjo tashmë ka ndryshuar.

Para ndeshjes me Real Madridin në “Santiago Bernabeu” të dielën, Sevilla ka lëshuar një njoftim duke konfirmuar se ata kanë paraqitur ankesë ndaj madrilenëve në Federatë për videon e publikuar e cila ‘ngacmon’ gjyqtarin Isidro Diaz de Mera, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim.


“Sevilla FC ka vendosur që të bëjë një ankesë këtë të shtunë me anë të një letre, përpara Komitetit të Garave të RFEF-së, për fushatën dhe ngacmimin ndaj gjyqtarit Diaz de Mera, i cili është emëruar si gjyqtari kryesor për ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit dhe Sevillës, poashtu ndaj Pablo Gonzalez Fuertes, gjyqtari i emëruar në VAR, përmes Real Madrid TV, kanalit zyrtar të televizionit të Real Madridit”, ka shkruar Sevilla në njoftimin zyrtar.

“Sevilla FC dëshiron të denoncojë zyrtarisht ngjarjet aktuale në federatë, në mënyrë që të vlerësojë nëse këto ngjarje mund të konsiderohen si shkelje e Rregullores së Përgjithshme të RFEF-së ose ndonjë rregulloreje tjetër që është e zbatueshme për të”.

“Ai është praktikisht gati”, Real Madridit është afër t’i kthehet ylli i skuadrës
Lexo po ashtu “Ai është praktikisht gati”, Real Madridit është afër t’i kthehet ylli i skuadrës

“Klubi dëshiron gjithashtu të përsërisë dënimin e tij më të fortë për këto sjellje dhe fushata të orkestruara për të minuar imazhin e gjyqtarëve, duke i bërë dëm serioz futbollit spanjoll dhe duke vënë në pikëpyetje integritetin e garës”, thuhej ndër të tjerash në njoftim.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Sevillës pritet të jetë shumë e rëndësishme para se gjithash për Sergio Ramos, i cili do të rikthehet përsëri në “Santiago Bernabeu” aty ku shkroi historinë me fanellën e bardhë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori